Chelsea nuk e lëshon kreun, Watford i Ranieri “kapërcehet” me Ziyech

Chelsea rikthehet te fitorja pas barazimit me Manchester United, pasi mposhti në transfertë skuadrën e Watford. Ranieri nuk e ndali dot ish-ekipin e tij, që fitoi me rezultatin 2-1.

Mason Mount e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29-të, kurse Emanuel Dennis barazoi në fundin e pjesës së parë.

Ziyech u bë heroi i londinezëve në pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë që e lë skuadrën e Thomas Tuchel në vendin e parë në klasifikim.

West Ham nuk ia doli dot të fitonte në shtëpi kundër Brighton, edhe pse shënoi i pari me Soucek në minutën e pestë. Maupay në minutën e fundit të kohës së rregullt u hoqi “Çekiçëve” dy pikë.

Në barazim pa gola përfundoi Wolves-Burnley, kurse Southampton nuk e ruajti dy herë epërsinë kundër Leicester dhe ndeshja mbaroi me shifrat 2-2.

PREMIER LEAGUE – JAVA 14
E mërkurë, më 1 dhjetor, ora 20:30

Southampton-Leicester 2-2
Shënues:
Bednarek 3′, Adams 34′ / Evans 22′, Maddison 49′
Watford-Chelsea 1-2
Shënues:
Dennis 43′ / Mount 29′, Ziyech 73′
West Ham-Brighton 1-1
Shënues:
Soucek 5′ / Maupay 89′
Wolves-Burnley 0-0

/ oversport.tv