Chelsea nuk heq dorë nga Fofana, arrihet marrëveshja me lojtarin

Chelsea nuk tërhiqet nga gara për Wesley Fofana. Pavarësisht lajmeve të fundit se “Blutë e Londrës” kanë hequr dorë për mbrojtësin e Leicester, në fakt drejtuesit londinezë do të provojnë sërish për të mbyllur gjithçka.

Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur një marrëveshje totale me lojtarin. Fofana ka rënë dakord për kushtet personale të kontratës dhe tashmë ka mbetur vetëm të bindet Leicester.

Chelsea sakaq po punon për të bërë një tjetër ofertë në drejtim të “Dhelprave”. Megjithatë, Leicester vazhdon të këmbëngulë se nuk dëshiron të heqë dorë nga Fofana, por negociatat janë ende të hapura. /oversport.tv

Foto: Leicester City Football Club, Facebook