Chelsea pa trajner në Kupën e Botës për Klube, Tuchel pozitiv me Covid-19

Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm disa ditë para fillimit të Kupës së Botës për Klube. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj.

“Trajneri i Chelseat do të ndjekë protokollet e nevojshme të izolimit dhe shpreson të bashkohet me ekipin në Abu Dhabi më vonë javën e ardhshme”, thuhet në një deklaratë nga kampionët evropianë.

Chelsea është ekipi që do të përfaqësojë Europën në Kupën e Botës për Klube pasi mposhti Manchester Cityn në finalen e Champions League 2020-21.

Ata do të përballen ose me Al-Jazira të Emirateve të Bashkuara Arabe ose me Al-Hilal të Arabisë Saudite në gjysmëfinale të kompeticionit. Në rast se fitojnë ata do të përballen me një nga Palmeiras, Monterrey ose Al Ahly në finale. /oversport.tv