Chelsea rikthehet te fitorja me “tris”, Watford nuk hap rrugë ndaj Everton

Chelsea ka reaguar kundër Leeds, duke fituar pas tre ndeshjesh në transfertë. Londinezët ia dolën me rezultatin 3-0 dhe tashmë sigurimi i kualifikimit në Champions League është më pranë, kurse vendasit janë me një këmbë në Championship.

Skuadra e Tuchel e nisi mirë ndeshjen, pasi e zhbllokoi me Mount që në minutën e katërt. Për të ardhur goli i qetësisë duhej pritur pjesa e dytë dhe këtë herë topin në rrjetë e çoi Pulisic. Vulën kësaj ndeshjeje ia vuri Lukaku, i cili është kthyer protagonist për Chelsea.

Leeds ndoshta mund të festë faktin që Everton nuk triumfoi dhe mbetet dy pikë larg (ka një ndeshje më pak skuadra e Lampard). Skuadra nga Liverpool barazoi 0-0 në transfertë me Watford, që sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Premier League.

Leicester ndërkohë nuk ka falur kundër Norwich, teksa fitoi 3-0. I zakonshmi Jamie Vardy shënoi dy herë në fillim të pjesës së dytë, për t’i lënë radhën Maddison, i cili nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë për të tretën herë. / oversport.tv

PREMIER LEAGUE

Leeds-Chelsea 0-3
Shënues:
Mount 4’, Pulisic 55’, Lukaku 83;

Leicester-Norwich 3-0
Shënues
: Vardy 54’, 62’, Maddison 70’

Watford-Everton 0-0

Foto: Chelsea FC, Twitter