Chelsea rimerr kreun, Leeds gjen fitoren e parë të sezonit

Chelsea është rrikthyer tek fitorja në javën e 7 të Premier League. Blutë e Londrës u përballën këtë javë me Southampton duke i mposhtur ata me rezultatin 3-1. Golat e Cholobah, Timo Werner dhe Ben Chilwell mjaftuan për ekipin e Tunchel të merrnin 3 pikët. Ndërkohë goli i Ward Prowse nuk mundi të sillte asnjë ndryshim në mentalitetin e Chelsea.

Kështu Blutë e Londrës presin të qetë në krye ndeshjen Manchester City-Liverpool që do të luhet të dielën.

Leeds arriti një fitore minimale ndaj Watford në fushën e vet. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Llorente. Kaq mjaftoi për ekipin e Bielsa të merrte fitoren e parë për këtë sezon.

Fitore me rezultatin 2-1 arriti edhe Wolves ndaj Newcastle fal dopietës së Hee-Chan Hwang. Edhe pse Hendrick barazoi provizorisht për NewCastle, ujqrit e gjetën forcën e reagimin dhe në fund dolën me pikë të plota nga takimi.

Ndërkohë ndeshja Burnley-Norwich u mbyll me rezultatin 0-0. Edhe pse të dyja ekipet u përpoqën të fitonin, askush nuk mundi dot ta shkundte rrjetën për të zhbllokuar rezultatin.

 

Premier League- Java 7
Chelsea- Southampton 3-1
Golat: Cholobah 9’, Werner 84’, Chilwell 89’/ Ward Prowse (pen) 61’

 

Leeds- Watford 1-0
Golat: Llorente 18’

Wolves-Newcastle 2-1
Golat: Hee-Chan Hwang 20’/ Hendrick 41’

Burnley-Norwich 0-0