Chelsea ultimatum teknikut Potter, në skenë del ish-trajneri i rivalëve të “Bluve”

Stoli i teknikut anglez të Chelsea, Graham Potter, po lëkundët gjithmonë e më shumë pas rezultateve negative në drejtimin e tij. Në rast se 47-vjeçari largohet nga timoni, “Blutë e Londrës”, kanë menduar një emër tjetër që e njeh mjaft mirë Premier Leaguen.

Sipas raportimit të “The Sun”, bëhet fjalë për argjentinasin, Maurizio Pochetino. Ideja e bashkimit me Chelsean duket mjaft e mirë për teknikun 50-vjeçar, dhe ky i fundit po pret vetëm shkarkimin e Graham Potter nga stoli i londinezëve. Megjithatë kjo situatë mbetet akoma e paqartë duke ditur se Pochetino më parë ka qenë tekniku i Tottenham Hotspur, një ndër klubet më të urryer nga Chelsea.

Drejtuesit e “Bluve të Londrës”, pritet t’i japin teknikut Potter edhe pjesën tjetër të këtij muaji si shans për të dëshmuar veten. Por në rast se gjërat nuk shkojnë mirë në ndeshjen kundër Fulham, 47-vjeçari mund të jetë vetëm një hap larg lamtumirës me Chelsean. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook