Chelsea zhgënjen sërish, Newcastle i shkakton humbjen e pestë në Premier League

Chelsea zhgënjen sërish në Premier League, këtë herë përballë Newcastle. “Blutë e Londrës” mposhten në transfertë me rezultatin minimal 1-0 dhe çojnë në 5 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat. Nga ana tjetër “qymyrxhinjtë” vazhdojnë të shkëlqejnë dhe regjistrojnë kështu fitoren e pestë radhazi.

Pjesa e parë nuk prodhon shumë raste dhe e vetmja tentativë drejt portës regjistrohet nga sulmuesi shqiptar Armando Broja i cili e nisi ndeshjen si titullar. Në pjesën e dytë ndërkohë, është Newcastle që surprizon dhe realizon një gol mjaft të bukur me Willock. Anglezi prishi ekuilibrat e takimit dhe më pas asnjë nga ekipet nuk arriti dot të ndryshonte fatin e ndeshjes.

Pas këtij takimi Newcastle del me pikë të plota dhe rimerr vendin e tretë në kuotën e 30 pikëve, ndërsa vazhdon forma e dobët e Chelsea që pas 14 ndeshjesh ka grumbulluar 21 pikë. /oversport.tv

Foto: Newcastle United FC, Twitter