Cheslea rikthehet te fitorja, Newcastle gëzon në fund përballë Fulham

Kanë përfunduar dy sfidat e orës 15:00 Chelsea-Crystal Palace dhe Newcastle-Fulham në Premier League. “Blutë e Londrës” rikthehen te fitorja në kampionat pas tre javësh duke mundur Crystal Palace me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm të këtij takimi mendoi ta shënonte sulmuesi gjerman Kai Havertz. Ky i fundit shfrytëzoi mjaft mirë një krosim nga Ziyech dhe dërgoi topin me kokë në rrjetë. Në këtë takim ishte i pranishëm në “Stamford Bridge” blerja më e re e Chelseat Mykhaylo Mudryk. Kjo fitore i pozicionon londinezët në vendin e 10-të me pikë të barabarta me Liverpool.

Neëcastle arriti të fitojë në një sfidë delikate përballë Fulham me shifrat 1-0. Alexander Isak ishte ai që në minutën e 90’ i dhuroi fitoren “qymyrxhinjve”. Me këtë fitore Newcastle rimerr vendin e tretë në Premier League me pikë të barabarta me Manchester United. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter