Chiara Nasti, derbi edhe në dashuri: nga Zaniolo tek Zaccagni

Pas ndarjes nga Nicolò Zaniolo, Chiara Nasti, kishte deklaruar se nuk do të fliste më për jetën e saj private, por shenjat që dha në Instagram nuk lënë vend për dyshime: tani është Mattia Zaccagni në zemrën e saj.

Në verë bënë pushimet bashkë në Kapri dhe tashmë shkëmbejnë mesazhe në rrjetet sociale, me modelen dhe influencuesen e famshme, që tani duket se është transferuar në Romë.

Zaniolo tashmë është një kapitull i mbyllur, pasi në jetën e Chiara Nastit është Mattia Zaccagni.