Chiellini: Admiroj Sergio Ramos, Koulibaly? Më erdhi turp që isha italian

Në prag të sfidës ndaj Spanjës ka folur për mikrofonat edhe kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini. Ai u ndal tek pritshmëritë që ka, ekipi spanjoll si dhe te fyerjet raciste që tifozët e Fiorentinës bënë ndaj Koulibaly.

Ai e nisi deklaratën e tij me një koment për ndeshjen kundër Spanjës: “Kujtimi i ndeshjes kundër Spanjës në Kampionatin Europian është ende i gdhendur në kokën dhezemrën tonë. Ne duhet të jemi të kthjellët që nga fillimi i ndeshjes. Kemi respekt të madh për Spanjën dhe duhet të menaxhojmë më mirë fazat e ndryshme të lojës.

Finalja në Kiev kundër Spanjës është ndeshja që më ngjall kujtimet më të këqija. Ato më të mirat vijnë nga gjysmëfinalet europiane ku i dominuam ne më shumë”.

Kapiteni i italisë kishte dhe mesazh për Sergio Ramos: “Unë e admiroj atë dhe kurrë nuk e kam fshehur këtë gjë”.

Më pas ai u ndal tek çështja Koulibaly që ka hapur jo pak debat në Itali: “Është e papranueshme. Ne kemi nevojë për ligje dhe rregulla, kjo është gjëja më e rëndësishme. Më vinte turp, si italian dhe toskan, edhe sepse Italia nuk është një vend racist për mua. Duhet bërë diçka më shumë, përndryshe ne japim një imazh të keq për veten”. / oversport.tv