Chiellini: Bonuccin do e kisha ndaluar! Milani ishte, nuk po ikte te Real Madrid

Giorgio Chiellini është rikthyer pas në kohë, në verën e vitit 2017, kur Leonardo Bonucci vendosi të largohej nga Juventusi te Milani pas problemeve që pati me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Massimiliano Allegri.

Chiellini për DAZN ka folur dhe ngacmon kuqezinjtë: “Kur më tha se do të largohej nga Juventusi mbeta keq. I kam shkruar shumë dhe kam qenë i qartë me të në privat, pasi disa gjëra duhen mbajtur private dhe kështu më pëlqen t’i mbaj disa marrëdhënie.  Ma tha lajmin një mëngjes me gojë dhe në mbrëmje pastaj i shkruajta një mesazh të gjatë.

Zgjedhjet në jetë sigurisht që duhen pranuar, por nëse nuk do i kishte bërë vetëm pushimet – zakonisht i bënte me mua – do të qëndronte te Juventusi dhe nuk do të shkonte në Milano. Jam i bindur për këtë.

Do ia kisha hapur pak horizontin, do ta kisha bërë të kuptonte se po gabonte dhe se Milani, me gjithë respektin, nuk ishte Real Madridi, madje as Milani i sotshëm. Në fakt ai e kuptoi gabimin shumë shpejt”, u shpreh Chiellini. / oversport.tv