Chiellini: Cristiano Ronaldo e shkuara, ky është Juventusi i Paulo Dybala!

Giorgio Chiellini, kapiteni i Juventusit, mendon se ndaj Napolit e meritonin një pikë. Qendërmbrojtësi, pas duelit të transmetuar në Oversport, për DAZN tha: “Ekipi ishte i bashkuar gjatë gjithë lojës, kështu që duhet të jemi të kënaqur dhe krenarë për atë që parë, me të gjitha gjërat të marra në konsideratë.

E merituam të merrnim rezultat këtu, por e gjitha që mund të bëjmë tani është të punojmë shumë dhe të flasim pak. E dinim që mund të kishte vështirësi këtë sezon, por ndoshta jo që do të ishim në këtë pozicion pas tre ndeshjesh”.

“Këshillë për Allegrin? Vetëm duhet të punojmë dhe të bëhemi një skuadër. Mendoj se e meritonim një barazim sot, por kemi kaluar situata të tilla edhe më parë. Do ytë kthehemi sërish”, tha Chiellini, të cilit i vënë në dukje faktin që Cristiano Ronaldo kishte shënuar dy gola me fanellën e Manchester United.

“Kur ke një lojtar si Cristiano, nuk mund të mos e përdorësh ekipin të luajë për të. Duhet t’i jemi mirënjohës Cristianos për gjithçka bëri gjatë këtyre viteve te Juventusi, por ne do të vazhdojmë përpara.

Ky është ekipi i Paulo Dybala. Gjatë dy viteve të fundit ai uli numrin e golave për shkak të pranisë së Cristianos, por tani është një lojtar kyç për ne dhe kjo dihet nga të gjithë”, tha Chiellini mes të tjerash. / oversport.tv