Chiellini lajmi i mirë për Allegrin, Dybala mund të jetë titullar ndaj Atalantës

Juventusi ka nisur të mendojë për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantës dhe në kampin bardhezi e dinë shumë mirë se sa e rëndësishme është kjo përballje.

Humbja ndaj Chelsea në Champions League, për më tepër me katër gola të pësuar, ka bërë që te Juventusi të shtohen pasiguritë në prapavijë.

Gjithsesi ka lajme të mirë. Nesër pritet që me grupin të bashkohet kapiteni Giorgio Chiellini. Ai do të vlerësohet në ditët në vijim, por shikohet si shumë i dobishëm për të qenë në fushë kundër Atalantës.

Kundër skuadrës së Gasperinit mund të rikthehet si titullar edhe Paulo Dybala, i cili është rikuperuar dhe mori minuta edhe në duelin ndaj Chelsea në Champions League. / oversport.tv