Chiellini për Oversport: Kam miq shqiptarë, e di që e duan shumë futbollin italian

Giorgio Chiellini, kapiteni i bardhezinjve, është shpallur lojtari i ndeshjes në supersfidën Milan-Juventus dhe ka dhënë një intervistë ekskluzive për Oversport për Cindy Marinën.

Pas 17 vitesh, është akoma një nga lojtarët më të mirë të Juventusit, kush është sekreti: “Argëtohem luaj me entuziazëm dhe pasion. Kënaqem kur shoh të rrihet kaq shumë djem. Marr entuziazëm nga ata dhe mundohem që ti jap pak  nga eksperienca ime.

Argëtohem. Dita e ndeshjes është dita më e bukur, por ditët më pas janë të vështira. Por kam shumë njerëz që më mbështesin te Juventusi dhe padyshim familja ime”.

Ecuria e Juventusit – “Po i luaj ndeshjet e mia, kur ndryshon trajner është pak e vështirë. Në fillim kishim shumë probleme dhe nuk arritem të gjenin vazhdimësi. Nga nëntori e tutje kemi gjetur vazhdimësi dhe po vazhdojmë rrugën drejt objektiveve tanë.

Renditja-“Ndeshja jonë ishte e vështirë, shpresonim që të fitonim. Donim që të ngushtonim diferencën me Atalantën, por ka kohë deri në fund të kampionatit për të arritur këtë synim”.

Oversport sjell magjinë e Serie A për publikun shqiptar dhe kapiteni i Juventusit ka një përshëndetje speciale për tifozët shqiptarë:

“I përshëndes të gjithë tifozët shqiptar. Kam miq që më tregojnë se sa shumë e duan shqiptarët futbollin italian. Shpresoj që të jenë kënaqur sot dhe të vazhdojnë të ndjekin futbollin italian”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)