Fitorja e vuajtur në shtëpinë e Spezias ka evituar një krizë të thellë dhe ka sjellë pak qetësi në kampin juventin. 5 pikë në 5 takime të luajtura janë shumë pak për një skuadër si Juventusi:
“Duhet durim. Në futbollin e sotëm nuk ka durim, nuk ka kohë, por pas një goditjeje të fortë duhet pak kohë që të rimarrësh veten dhe të gjesh ekuilibra të rinj.
Duhet të qëndrojmë në anije edhe gjatë furtunës, më pas gjithçka është e mundur me punë dhe sakrificë. Anija do të rikthehet në port, ndoshta e gërvishtur, por do të arrijë në port”-ka thënë kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini.
Mbrojtësi ka vazhduar duke folur edhe për eksperiencën me skuadrën kombëtare italiane: “Pas eksperiencës së mrekullueshme në Kampionatin Europian do të ishte bukur të mos zgjoheshe fare, por unë për fat të keq u zgjova. Botërori? Mund edhe të jem, tani jam mirë, por duhet të mendojmë për të tashmen”-ka përfunduar kapiteni i Juventusit. /Oversport.tv