Chiellini: Super League e nevojshme, Serie A të bëhet me më pak skuadra

Giorgio Chiellini mendon si presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli. Kapiteni i bardhezinjve mendon se Super League është e nevojshme për futbollin dhe thekson se Serie A duhet të reduktohet me 18 ose 16 skuadra. Në intervistën e dhënë për DAZN Italia, mes të tjerash Chiellini tha:

“Kam folur prej disa vitesh me presidentin për këtë. E ardhmja e futbollit është gjithnjë e më shumë drejt garave europiane në krahasim me ligat kombëtare. Një lojtar i nivelit të Juventusit dëshiron t’i luajë ato ndeshje, me gjithë respektin për të tjerët.

Sportistët e nivelit tonë, por ndoshta edhe tifozët, duan të shohim më shumë ndeshje të nivelit europian. Kemi arritur në një pikë pa kthim.

Institucionet, klubet dhe lojtarët duhet të takohen për të reformuar kalendarët dhe për të krijuar gara të reja për të rinisur këtë sport, që mbetet më i bukuri në botë. Gjithsesi edhe mund të përmirësohet. Në SHBA, ku janë ‘profesorë’ për këto gjëra, kanë krijuar Super League për çdo sport”.

“Ka disa ekipe të Serie A që janë në rrugë. Duhet të kthehemi te kampionati me 16 skuadra, por edhe me 18 liga do të ishte konkurruese dhe do t’i jepte hapësirë shtesë ndeshjeve të nivelit europian.

Është e rëndësishme të ulemi dhe të diskutojmë se si ta përmirësojmë futbollin. Situata po bëhet e paqëndrueshme për të gjithë dhe tifozët mund ta thonë”, përfundon Chiellini. / oversport.tv