Chiesa në dyshim për Napolin, Allegri me dhimbje koke

Problemi muscular i Chiesas po mban në alarm, Massimiliano Allegrin dhe gjithë Juventusin, sepse ky është një moment kyç në sezonin e filluar keq nga skuadra bardhezi.

Napoli, Malmo dhe Milani janë tre kundërshtarët e radhës, në një periudhë të ngjeshur, ku do të luhen 7 takime në 21 ditë, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.

Aktualisht bardhezinjtë e shohin vetën -5 pikë nga Napoli dhe kryesuesit e tjerë dhe duket se skuadra akoma se ka marrë veten nga largimi i Ronaldos.

Rikthimi i lojratëve amerikano-jugorë që ishin grumbulluar me skuadrat kombëtare respektive është një tjetër shqëtësim, sepse Dybala, Cuadrado, Alex Sandro, Danilo dhe Bentancur, rikthehen në Itali të premten dhe duket e vështirë që të luajnë titullarë të shtunën mbasdite në stadiumin “Maradona” kundër Napolit.

Prandaj mungesa e mundshme e Chiesas, kthehet në një problem serioz. Lojtari ishte i grumbulluar me skuadrën kombëtare, por Mancini nuk e futi në listën kundër Lituanisë. Diçka që pritej, pasi lojtari kishte ndërprerë stërvitjen të martën.

Sipas analizave të para të mjekëve të kombëtares, nuk flitet për një problem serioz, por mbetet për t’u parë vendimi i mjekëve të Juventusit. Oversport.tv