Chiesa operohet në gju, do të qëndrojë larg fushës për 7 muaj

Federico Chiesa është operuar në gju, pak orë para se të fillonte supersfida Milan-Juventus.

Ndërhyrja kirurgjikale në ligamente është kryer në klinikën “Hochrum” në Innsbruck nga profesor Christian Fink, në prani të mjekut të Juventusit, Stefanini.

Operacioni ka dalë me sukses dhe koha e parashikuar për rikuperimin e plotë të lojtarit është rreth 7 muaj. Chiesa u dëmtua para dy javësh në ndeshjen që Juventusi fitoi në “Olimpico” përballë Romës. / Oversport.tv