Chiesa qendërsulmues? Mancini: Nuk e di nëse e bën dot, kemi disa alternativa

Mancini ka folur për mediat në prag të gjysmëfinalës së Ligës së Kombeve kundër Spanjës. Trajneri u ndal tek mungesat që Italia do të ketë në sulm si dhe për lojtarët e rinj që ai ka afruar në kombëtare.

I pyetur mbi mungesat në qendër të sulmit ai tha: “Ne kemi disa probleme, na mungojnë dy qendërsulmuesit e europianit që janë në shtëpi për shkak të problemeve. Nuk e di nëse Chiesa mund të luajë qendërsulmuesin, ndoshta me kalimin e kohës ai gjithashtu do të jetë në gjendje ta bëjë atë që ndodhi me Chelsea. Ne e dimë se ku mund të luajë më mirë. Por ne kemi Kean dhe Raspadori dhe ekziston mundësia e Insigne, si dhe Bernardeschi që tashmë e kanë bërë. Ne gjithmonë duam të fitojmë”.

Më pas ai u ndal tek Dimarco që erdhi në kombëtare vetëm pas dëmtimit të Pessina: “Dimarco ka debutuar në Serie A nga unë, e njoh shumë mirë. E thirra sepse kanë kaluar disa vjet dhe isha i kënaqur me atë që pash tek ai”.

Ndërkohë përsa i përket çështjes tonali që Mancini zgjodhi ta linte atë me kombëtaren U21 ai tha: “Ka lojtarë që i lamë në ekipin U21. Kjo është e drejtë, ata kanë dy ndeshje të rëndësishme. Tonali po bën një kampionat të madh” /oversport.tv