China Suarez tregon versionin e saj: Icardi gënjeshtar, por të gjithë më sulmojnë mua

Vazhdojnë episodet e reja të telenovelës Icardi-Wanda Nara-China Suarez. Tashmë është aktorja argjentinase që jep versionin e saj të fakteve përmes një postimi në Instagram:

“Shkruaj këtë tekst për të ndalur gënjeshtrat, dhunën dhe shikimet vëngër në një histori të manipuluar për të më nxjerrë edhe njëherë tjetër, si ajo që kam organizuar gjithçka”.

Modelja nuk pranon akuzat ndaj saj dhe mbrohet duke sulmuar lojtarin e PSG-së: “Është kollaj të ma hedhin fajin mua, për të hequr përgjegjësitë nga vetja. Çmimin për shkatërrimin e një familje të lumtur e paguaj unë, jo burri që u tregua irracional dhe bëri një gabim. Kështu janë të gjithë në rregull”.

Icardi duket se i është rrëfyer për një ndarje të mundshme: “Kam krijuar lidhje me burra, duke besuar ato që më kanë thënë: që ishin të ndarë ose duke u ndarë”, ka shkruar mes të tjerash bukuroshja argjentinase. /Oversport.tv