“Ciao Kapitano”, Egnatia zyrtarizon largimin e Gëzim Krasniqit

Egnatia ka zyrtarizuar një tjetër largim nga klubi. Rrogozhinasit kanë mbyllur bashkëpunimin e tyre me kapitenin Gëzim Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rrogozhinas me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Njoftim.

Ciao Kapitano…

Klub Futboll Egnatia njofton se ka mbyllur bashkëpunim me kapitenin Gëzim Krasniqi. Presidenti dhe stafi falënderojnë Krasniqin për kontributin e dhënë për Egnatian në këto dy sezone”, shkruhej në postimin e Egnatias. /oversport.tv