Cikalleshi në superformë, i dhuron fitoren Konyasporit në transfertë

Sokol Cikalleshi ka qenë heroi i Konyasporit në transfertën kundër Goztepe, pasi me dygolëshin e shënuar i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, që falë këtij suksesi ngjitet në vendin e tretë në renditjen e Superligës turke.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e parë të sfidës në minutën e 25-të të takimit, ndërsa në minutën e 72-të ka realizuar edhe golin e dytë duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.

Sulmuesi kavajas shkon në kuotën e 5 golave të realizuar këtë sezon në kampionat. Titullar në transfertën e sotme kundër Goztepe ka qenë edhe Endri Çekiçi, që ka luajtur për rreth një orë.

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare janë në formë të mirë dhe duket se janë motivuar nga ftesa që trajneri Reja u ka bërë për 2 ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Katar 2022. / Oversport.tv