Sokol Cikalleshi është një ndër sulmuesit më të mirë të kombëtares shqiptare. Në karrierën e tij ai ka luajtur me ekipe të ndryshme, në Superiore, Korenë e Jugut, Kroaci dhe tani në Turqi ku mban veshur fanellën e Konyaspor.
Në ekipin tonë kombëtar ai ka qënë stabël gjithë këto vite. Cikalleshi e nisi titullar dje ndaj Polonisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022. Shqipëria humbi me rezultatin 4-1 dhe golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi pikërisht sulmuesi nga Kavaja.
Me golin e realizuar Cikalleshi arriti në kuotën e 12 golave me kombëtaren kuqezi. Në këtë mënyrë ai barazoi me gola Armando Sadiku, në renditjen e golashënuesve më të mirë të Shqipërisë.
Podiumi për sulmuesin kavajës është vetëm 1 gol larg. Në vëndin e tretë të këtij klasifikimi ndodhet Ervin Skela, me 13 gola, kurse në vendin e dytë Alban Bushi me 14 gola.
Vendi i parë mbahet nga Erion Bogdani, me 18 gola. Cikalleshi i ka të gjitha shanset që të vazhdojë të ngjitet në renditje dhe të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares tonë të futbollit. / oversport.al