Çiklizëm: Jonas Vingegaard fiton për të dytin vit radhazi Turin e Francës

Çiklisti i skuadrës Jumbo-Visma, Jonas Vingegaard ashtu si një vit më parë ka fituar këtë edicion të Turit të Francës. Danezi ka arritur të mposhtë rivalin Tadej Pogacar, që ka triumfuar në këtë garë në vitet 2020 dhe 2021.

Në etapën e fundit të Turit të Francës, që siç e do tradita është një pasarelë në qytetin e Parisit, nuk ka patur surpriza dhe Vingegaard ka arritur të menaxhojë shumë mirë avantazhin që kishte krijuar gjatë këtyre ditëve ndaj rivalit historik.

Slloveni Tadej Pogacar zuri vendin e dytë, ndërsa shkallën më të ulët të podiumit e zuri Adam Yates. / Oversport.tv