Erald Çinari dhe të huaj të tjerë te Samsunspor janë kthyer në problem, pasi në ligën e dytë në Turqi lejohen vetëm pesë të huaj.
Klubi turk po tenton të përforcohet me të tjerë lojtarë të huaj dhe në listën e atyre që mund të lirojë vend është edhe sulmuesi shkodran.
Çinari ditët e fundit është përfolur për një kalim te skuadra tjetër e ligës së dytë në Turqi, Menemenspor, ku më parë kanë luajtur David Domgjoni dhe Gentian Selmani.
Edhe në të shkuarën ata e kanë tentuar Çinarin, që kur luante me Partizanin në Abissnet Superiore. / oversport.tv