Cioffi: Meritonim barazimin, por nuk kam pse t’i kritikoj djemtë

Gabriele Cioffi ka komentuar për “DAZN” humbjen 1-2 përballë Interit: “Më vjen keq pasi pësuam golin e parë nga një goditje standarde, ku ne zakonisht jemi të fortë dhe kompaktë.

Goli i dytë lindi nga një pasiguri dhe nuk mund ti lejojmë vetes pasiguri përballë një skuadre të madhe. Në pjesën e dytë e korrigjuam shënjestrën dhe për këtë përgëzoj djemtë.

Mendojmë për ndeshjen e radhës, ka kohë për sezonin e ardhshëm. Kemi luajtur 5 ndeshje në 2 javë dhe duhet të përgëzoj djemtë për punën e bërë.

Penalltia e Interit? Nuk duhet të gjejmë alibi, nëse do të barazonim askush s’do të thoshte gjë”, ka thënë trajneri i Udineses. / Oversport.tv