Immobile mungon kundër Bolognas, Milinkovic-Savic mban në ankth Lazion

Tashmë është konfirmuar mungesa e Ciro Immobiles për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Bolognas. Por, Lazio shpreson që të mos i duhet të bëjë edhe pa një tjetër lojtar të rëndësishëm siç është  Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb ndjen dhimbje në shpatull, pas një goditje që mori në një dylyftim në ndeshjen kundër Cagliarit. Dje Milinkovic-Savic ka kryer vizitat mjekësore dhe gjendja e tij është më e mirë se e bomberit Immobile, prandaj mund të shtrëngojë dhëmbët dhe të zbresë në fushë në ndeshjen kundër të besuarve të teknikut Mihajlovic.

Gjendja e mesfushorit do të vlerësohet gjatë ditës së sotme dhe më pas do të vendoset nëse do të luajë kundër Bolognas apo jo.

Nëse do të mungojë, tekniku Sarri mund t’i besojë një vend në mesin e fushës Toma Basic, që do të luajë përkrah të zakonshmëve Leiva dhe Luis Alberto. Kroati debutoi me gol në ndeshjen që luajti si tutullar në Europa League dhe aktualisht po kalon një formë të mirë. /Oversport.tv