City fiton me poker ndaj Brighton dhe ngjitet në vendin e dytë

Manchester City ka bërë detyrën ndaj Brighton duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1. Ekipi i Guardiolës e dominoi lojën përgjatë gjithë takimit duke mos i dhënë asnjë shpresë ekipit kundërshtar.

Goli i parë u shënua nga Ilkay Gundogan pas përfundimit të një aksioni model në mënyrën e duhur. Më pas do të ishte talenti Phil Foden që shënoi një dygolësh për të çuar rezultatin në 3-0. Anglezi shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Jack Grealish, dhe goditja e tij në cepin e portës u ndal vetëm nga rrjeta. Goli tjetër ishte një devijim me fat i Foden pas goditjes së Gabriel Jesus.

Ndërkohë, golin e nderit për vendasit e shënoi Mac Allister me 11-metërsh. Megjithatë, qytetarët nuk u mjaftuan me kaq duke shënuar edhe një gol tjetër me Mahrez për ta çuar rezultatin final në 4-1. Kështu, Manchester City ngjitet në vendin e dytë të renditjes, një ndeshje më shumë se Liverpooli ndjekës. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA E 9-TË
BRIGHTON-MANCHESTER CITY 1-4
Shënues:
Gundogan 13’, Foden 28’, 31’, Mahrez 90+5’ / Mac Allister 80’