City i vendosur ta blindojë, rinovimi me Bernardo Silva në rrugë të mbarë

Bernardo Silva është në kontratë deri më 30 qershor 2025, por te Manchester City duan të nënshkruajnë një marrëveshje të re me mesfushorin portugez.

“Times” raporton se drejtuesit e “Qytetarëve” kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e mesfushorit 27-vjeccar për të rinovuar.

Momentalisht ka shumë optimizëm për të nënshkruar një kontratë të re, pasi takimi i parë mes palëve ka qenë shumë pozitiv. / oversport.tv