City pëlqen talentin e Interit, i pari në listë nëse largohet Bernardo Silva

Në merkato ekziston gjithmonë mundësia që të gjendesh përballë një oferte të parefuzueshme. Diçka e tillë mund ti ndodhë Interit, që pas Onanas, mund të marrë një ofertë “të frikshme” për një tjetër protagonist të sezonit të kaluar.

Kjo sepse Manchester City i ka idetë e qarta: në rast të një largimi të mundshëm të Bernardo Silvas (që kërkohet nga PSG, por kampionët e Anglisë e shesin për 100 milionë euro), objektivi i radhës për mesfushën është Nicolò Barella.

Italiani ka karakteristika të ndryshme nga portugezi, por cilësitë e tij kanë bërë për vete drejtuesit e Manchester City. Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe e konsideron si të duhurin për modulin e ri të lojës.

Por mbetet për tu parë sa do të jetë oferta që do të vijë në drejtim të Interit për të lënë të lirë mesfushorin. Zikaltërit synojnë një shumë të ngjashme me atë që Arsenali pagoi për Declan Rice, një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Premier League. Pra për 120 milionë euro, Interi është i gatshëm që të heq dorë nga Barella. / Oversport.tv