Claudio Marchisio ka folur për “Gazzeta dello Sport për përballjen e madhe të se dielës në “Allianz Stadium” dhe beson se kuqezinjtë e Stefano Piolit janë më të forte: “Milan është më i fortë tani, Maldini, Massara dhe Pioli kanë bërë një punë të shkëlqyer për të ndërtuar një ekip që ka luftuar vitet e fundit,” tha ish mesfushori. “Janë rikthyer në kompeticionin që i përfaqëson ata shumë mirë. Liverpool është një kundërshtar i fortë, por ata mund të marrin disa kënaqësi këtë sezon”, shtoi ai.
Në anën tjetër qwndron Juventusi qw ka zhgwnjyer në kampionat, pasi ka grumbulluar vetëm një pikë në 3 përballje. Humbjet me Napolin dhe Empolin, dhe barazimi me Udinesen, kanë bërë që tekniku Massimiliano Allegri mos ta nis mbarë rikthimin e tij në shtëpinë e tij.
“Juventus është në fazë rikuperuese, por duhet të provojnë se janë në të njëjtin nivel që hapën ciklin fitues. Kur ndërton një projekt me terma afatgjatë, është normale të përballesh me vështirësi, dua t’i jap Juventusit kohë dhe besim.
Nuk shoh ndonjë shqetësim të personalitetit apo identitetit, duhet të jesh i qetë. Një ekip si Juve, duhet të synojë gjithmonë fitoren. Atyre u duhet kohezion dhe bindje. Jam i bindur”-pwrfundoi ish lojtari i Juventusit.