Claudio Ranieri: Trajner edhe 80 vjeç? Pse jo

Trajneri i ri i Watford, Claudio Ranieri nuk e konisderon moshën si një problem që mund ta pengojë në punën e tij. Ai do të mbush 70 vjeç pas disa ditësh, por për të mosha është thjeshtë një numër. Ai foli për mediat vendase duke u shprehur se po mendon të trajnoj edhe në një moshë më të madhe.

“Pa futboll unë mërzitem, fikem. E dua futbollin dhe jetën, pse të mos vazhdoj? Trajner deri në moshën 80 vjeç? Pse jo, mbase do të shkoj në stol me një shkop. Ajo që ka rëndësi është truri dhe truri im është ende i ri”.

Watford- “Unë dua ta çoj ekipin në ujëra më të sigurta dhe nuk besoj se do të jetë një përrallë me Watford, do të jetë thjesht normale. Për ne është shumë e rëndësishme të shpëtojmë veten sepse presidenti ka një ide të përmirësohet gradualisht, nga viti në vit. Shpresoj të jem këtu çdo vit për përmirësimin e projektit”.

Ai më pas bëri edhe një batutë për periudhën e kaluar te Chelsea: “Ata më shkarkuan. Kjo është ajo që ndodh menjëherë kur pronësia ndryshon. Unë përfundova i dyti pas Arsenalit të pamposhtur. Arrita në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe u shkarkova. Kjo është jeta”. /oversport.tv