Çmenden zikaltrit, Interi i pari për abonimet e tifozëve në stadium

Vetëm dy javë nga fillimi i Serisë A, ka shumë dëshirë për të parë futboll, por mbi të gjitha dëshirë për të shkuar në stadium. Pas 2 vitesh që impiantet e futbollit ishin të mbyllura për shkak të COVID-19, rikthimi në normalitet është edhe një mundësi për të pasur një fushatë abonimesh. Edhe pavarësisht faktit që merkatoja nuk ka qenë në linjë me skuadrat më të mëdha europiane, përgjigja e tifozëve ka qenë e kënaqshme.

Inter dhe Milan kanë arritur më shumë sesa 40 mijë abonime, gjithçka që nuk ndodhte që prej vitit 2008-2009. Zikaltrit janë në krye të këtij klasifikimi me 41 mijë abonime tifozësh në “San Siro”, 1 mijë më shumë sesa kushërinjtë. Në vendin e tretë qëndron Roma me 36 mijë, pra 100% abonime të shitura përpara se të vinte Paulo Dybala.

Pastaj është Juventusi dhe Lazio që kanë nga 20.200 abonime. Edhe Fiorentina me Leçen janë të pozicionuara mirë me afro 20 mijë abonime. Te Atalanta dhe Sampdoria dhe Bolonja kalojnë 12 mijë abonime. Napoli është një skuadër që e ka hapur shumë vonë fushatën e abonimeve dhe është ende herët për të bërë bilancet.

 

Inter – 41.000 abonime

Milan – 40.000 abonime

Roma – 36.000 abonime

Juventus dhe Lazio – 20.200 abonime

Fiorentina – 19.000 abonime

Lecce – 18.400 abonime

Atalanta – 12.703 abonime

Sampdoria – 12.100 abonime

Bologna – 12.000 abonime

Udinese – 10.500 abonime

Verona – 10.015 abonime

Salernitana – 6.161 abonime

Empoli – 3.900 abonime

Monza – 3.500 abonime

Spezia – 2.075 abonime

Cremonese – 2.000 abonime