Ç’mendon për ndeshjen? Një m**! Përgjigja e trajnerit të Dortmund bëhet virale

Përgjigja epike e trajerit të Borussia Dortmund, Marco Rose është bërë virale në internet pas konferencës së dhënë mbi ndeshjen Ajax-Dortmund. Ekipi i tij u mund nga holandezët me rezultatin e thellë 4-0 dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mendonte për ndeshjen ai u shpreh duke qeshur: “Një m**!”

Përgjigja e tij e habiti sallën dhe të pranishmit filluan të qeshnin. Megjithatë, trajneri nuk e bëri një dramë të madhe humbjen e djeshme dhe pse pas disfatës, Dortmund nuk do të jetë në krye të grupit në Champions League. /oversport.tv