Çmenduri, Axel Kei debuton 13 vjeç në futbollin profesionist

Axel Kei është lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në historinë e futbollit. Talenti amerikan, i lindur në Bregun e Fildishtë, ka debutuar midis profesionistëve me ekipin Real Monarchs që në moshën 13 vjeç.

Ai bëhet kështu lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në futbollin profesionist. I lindur në vitin 2007, Axel Kei është 185 cm i gjatë dhe është në pronësi të ekipit Real Salt Lake në MLS. Ai luan si një qendërsulmues dhe njihet për shpejtësinë e tij dhe forcën fizike.

Më parë rekordi mbahej nga Freddy Adu i cili kishte debutuar në fushën e profesionistëve në moshën 14 vjeçare. Megjithatë tashmë kemi një rekord të ri që mund të na duhet shumë vite për tu thyer sërisht. /oversport.tv