Çmenduri në San Siro, një Milan fantastik përmbys Veronën në 45 minuta

Milani ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Veronës me rezultatin 3-2 në një ndeshje të çmendur në San Siro. Ndeshja që u transmetua drejtpërdrejtë në Oversport, dhuroi spektakël të vërtetë me kuqezinjtë që e panë veten në disavantazh të dy golave, por falë nje pjese të dytë magjike arritën të dilnin me tre pikë të plota nga kjo sfidë.

Pjesa e parë pati vetëm një emër, Hellas Verona. Miqtë patën disa raste të mira për gol në fillimin e takimit me Gianluca Caprari që në goditjen e tij të parë në portë e çoi topin në rrjetë dhe rezultatin në 1-0. Verona mori zemër nga goli dhe vazhdoi dominimin e lojës. Një ndërhyrje e gabuar e Romagniolit detyroi arbitrin të akordonte një 11 metërsh për mysafirët. Nga pika e bardhë Antonin Barak mposhti portierin Tatarusanu duke e çuar rezultatin në 2-0. Pjesa tjetër e mbetur nuk prodhoi shumë lojë nga të dyja ekipet duke e mbyllur sesionin në avantazh të miqve.

Pjesa e dytë rezervoi një tjetër spektakël. Ekipi i Milanit doli me tjetër frymë nga dhomat e zhveshjes. Ishte Olivier Giroud ai që ngushtoi rezultatin në 2-1 falë një goli me kokë duke mposhtur Montipon në të parën goditje në kuadrat për pjesën e dytë. Shumë raste u kërkuan nga lojtarët e Milanit për 11-metërsh, por akordimi i penalltisë erdhi pas një lëvizjeje të mirë të Castillejo në zonë që detyroi mbrojtësit e Veronës të shkaktojnë faull. Ishte Franck Kessie që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë duke e çuar rezultatin në 2-2. Një autogol i Gunter, bëri që në tribunat e San Siro të nisë festa dhe në tabelë të tregohej rezultati 3-2.

Kështu Milani fiton me një përmbysje të çmendur ku e pa vetën në disavantazh të 2 golave. Kuqezinjtë mbeten ende të pamposhtur në kampionat dhe e shohin veten të parët në renditje një pikë më shumë se Napoli që është një ndeshje më pak.

SERIE A- JAVA 8
MILAN-HELLAS VERONA 2-2
Shënues:
Giroud 59’ Kessie 76’ (pen), Gunter 78’ (autogol) / Caprari 7’, Barak 24’ (pen)