Cristiano Ronaldo çoi peshë tifozët e Manchester United. Sulmuesi u ble te Juventusi dhe direkt ka pasur ndikim në kampin e “Djajve të kuq”.
Të shtunën United përballet me Newcastle dhe biletat tashmë janë shitur të gjitha. Gjithsesi ka pasur një problem me këtë pjesë, pasi ka nga ta që i kanë rishitur biletat.
Në platforma të ndryshme janë shitur bileta me çmime shumë të larta, duke arritur deri në 3000 euro, 2900 euro më shumë se sa çmimi i përcaktuar nga klubi anglez.
Manchester United ndërkohë u ka bërë thirrje tifozëve dhe i këshillon që të mos blejnë bileta nga burime të paautorizuara, pasi shpesh ato janë të pavlefshme dhe tifozët as ndeshjen nuk mund ta shohin përmes tyre. / oversport.tv