Debutimi i Cristiano Ronaldos me fanellën e Manchester United mund të shtyhet me një javë për shkak të karantinës, që e ka detyruar të jetojë i izoluar për 5 ditë në vilën e tij në Cheshire për shkak të rregullave anti-Covid.
Sipas “The Sun” është e pamundur që tekniku Solskjaer ta grumbullojë portugezin për ndeshjen e radhës kundër Newcastle, duke shtyrë debutimin e yllit në ndeshjen kundër Young Boys në Ligën e Kampioneve në mesjavë.
Duket se pushimi për shkak të ndeshjeve kombëtare dhe karantina bëjnë që tekniku i “djajve të kuq” t’a ketë në dispozicion Ronaldon vetëm ditën e premte. Megjithatë blerja më e fundit e Manchesterit do të jetë prezent në “Old Trafford” dhe për këtë arsye çmimi I disa biletave për ndeshjen kundër Newcastle ka kapur vlerën e 2500 paundve.
Një nga motivet për rritjen e çmimit të biletave në stratosferë është edhe fakti që kjo ndeshje nuk do të transmetohet në television, sepse asnjë ndeshje e orës 15.00 nuk transmetohet në TV në Britani. Bashkë me Korenë e Veriut dhe Afganistanin, Anglia është i vetmi vend që nuk mund të shohë debutimin e mundshëm të Ronaldos me Red Devils./Oversport.tv