Legjenda e NBA, LeBron James, është vetëm 89 pikë larg për të qenë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë ligë. Kjo gjë i ka rritur dëshirën të gjithë dashamirësve të këtij sporti për të parë momentin e thyerjes së rekordit të tij.
Ndeshja mes LA Lakers dhe Oklahoma City Thunder, e cila do të zhvillohet në arenën “Crypto.com”, ka çuar çmimin e biletave në stratosferë. Çmimi më i lartë që është raportuar në këtë arenë, do të kapë shifrën e frikshme prej 92 mijë dollarë.
Nga “Marca”, raportohet se ndjekësit që do të blenë këtë biletë, supozojnë se LeBron James do të luajë dy ndeshjet e ardhshme dhe do të thyejë rekordin deri të martën. Pas ndeshjes kundër Pacers, Lakers do të luajnë kundër New Orleans Pelicants të shtunën e ardhshme. /oversport.tv