Klubi I Partizanit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit të Play Off-it përballë Astanas që do të luhet në Elbasan në datën 31 gusht.
Bileta më e shtrenjtë kushton 2 000 lekë, ndërsa më e lira 200 lekë. Kampionët e Shqipërisë kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve, që të përmbysin humbjen e sfidës së parë (1-0), që të mund të kualifikohen në fazën e grupeve të Conference League.
“➡NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE
⚽🇦🇱FK PARTIZANI 🆚 FC ASTANA🇰🇿
🗓 E ENJTE 31 GUSHT ⏰ORA 20:00
🏟 “ELBASAN ARENA”
🗣Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:
🎫Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 2 000 Lek
🎫Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lek
🎫Biletat në Tribunat: D, E dhe F do të kushtojnë 300 Lek
🎫Biletat në Tribunat: C dhe G do të kushtojnë 200 Lek
🔻 Biletat mund ti siguroni nga sot online ➡https://al.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1386
Nga dita e hënë ora 10:00 deri në orën 20:00 biletat i gjeni pranë pikës së shitjes në stadiumin🏟 “Selman Stërmasi” në Tiranë. Të enjten (ditën e ndeshjes) biletat mund ti siguroni edhe në sportelin pranë stadiumit🏟 “Elbasan Arena” në Elbasan”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv