Çmimet dhe si mund të blihen, gjithçka për biletat e Tirana-Partizani

Derbi Tirana-Partizani rikthehet të hënën dhe tifozët që sot kanë marrë njoftimin e rëndësishëm për biletat e ndeshjes më të rëndësishme të kampionatit tonë.

Klubi i Tiranës ka njoftuar se shitja e biletave ka nisur dhe çdokush që do ta ndjekë në stadium këtë duel mund të pajiset me biletë çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00 te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu ato shihet edhe online dhe mund të blihen duke klikuar mbi këtë LINK: http://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do.

Sa i takon çmimeve të biletave, ato variojnë nga 500 lekë në 5000 lekë, në varësi të sektorëve të ndryshëm. Klubi i Tiranës ka konfirmuar edhe tribunat ku do të qëndrojnë tifozëritë respektive. / oversport.tv