Çmimi i Madh i Brazilit: Bottas i merr vendin e parë Verstappen, holandezi niset i dyti

Valtteri Bottas i ka prishur festën Max Verstappen pasi doli i pari në Sprint Race këtë të shtunë. Finlandezi mori “hak” për shokun e tij të ekipit që e nisi nga vendi i fundit. Kështu Bottas kryesoi garën që nga xhiro e parë dhe po nga i njëjti pozicion do të niset edhe në Çmimin e Madh të Brazilit.

Verstappen ndërkohë do të niset nga vendi i dytë, i ndjekur nga surpriza e kësaj “mini-gare”, Carlos Sainz. Spanjolli i Ferrarit do të niset nga vendi i tretë në garën e nesërme.
Ai do të ndiqet nga piloti tjetër i RedBull, Sergio Perez që e mbylli këtë Sprint Race në vendin e katërt.

Kampioni i botës në fuqi rikuperoi 15 vende në 24 xhiro duke e mbyllur në vendin e pestë. Megjithatë, ai do të nise nga vendi i dhjetë si pasojë e penaliteti. I gjashti ndërkohë e mbylli piloti tjetër britanik, Lando Norris.
Piloti  i Ferrarit, Charles Leclerc do të niset nga vendi i shtatë, i ndjekur nga Piere Gasly me Alpha Tauri.

Dhjetë pilotët më të shpejtë në këtë Sprint Race mbyllen nga Ocon dhe Vettel, respektivisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë. /oversport.tv