Çmimi i Madh i Brazilit: Një Hamilton magjik del i pari, Verstappen i dyti

Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit. Britaniku zhvilloi një garë fantastike, ku rikuperoi plot nëntë pozicione për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. Ai kaloi edhe rivalin e tij të drejtpërdrejtë për titull, Max Verstappen.

Piloti holandez e mori kryesimin e garës që në xhiron e parë pasi parakaloi në start Valtteri Bottas, por e humbi atë në xhiron e 61. Kështu, ai e mbylli garën në vendin e dytë.

Vendin më të ulët në podium e zuri piloti tjetër i Mercedesit, Bottas i cili humbi dy pozicione nga starti i garës. Ai përfundoi përpara pilotit tjetër të RedBull, Sergio Perez që e mbylli garën i katërti. Ai shënoi gjithashtu xhiron më të shpejtë të garës.

Vendi i pestë dhe i gjashtë mbahen nga dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz që ndiqen nga piloti francez i Alpha Tauri, Pierre Gasly. Pas tij përfunduan dy pilotët e Alpine, Fernando Alonso dhe Esteban Ocon, respektivisht në vendin e tetë dhe të nëntë. Ndërkohë, “Top 10” mbyllet nga piloti i McLaren, Lando Norris.

Kështu, Hamilton ngushton diferencën për titullin kampion në 14 pikë me Max Verstappen. /oversport.tv