Çmimi i madh i Turqisë, Hamilton mund të niset nga vendi i fundit

Lewis Hamilton mund ta nisë nga vendi i fundit garën e ardhshme në Formula 1 që do të mbahet në Turqi. Mercedes po mendon të bëjë ndërhyrje në motorin e kampionit të botës çka do të detyronte komisarët e garët ti jepnin një penallti britanikut duke e detyruar të niset nga vendi i fundit.

Diçka të tillë e ka pranuar vetë shefi i Mercedes, Toto Wolff i cili tha se ata janë duke konsideruar një ndryshim në motorin e Lewis. Megjithatë ende asgjë nuk është bërë zyrtare pasi drejtuesit e ekipit gjerman po shqyrtojnë që diçka të tillë ta bëjnë jo detyrimisht në çmimin e madh të Turqisë: “Ndërhyrja në motor është një mundësi. Kur dhe si, nuk është vendosur ende”.

Hamilton ka garuar tashmë me tre motorë aq sa është edhe kufiri maksimal i Formula 1 përpara se të japi penallti. Diçka të ngjashme e ka bërë edhe rivali i tij kryesor Max Verstappen në garën e fundit. Ai u nis nga vendi i fundit por ja doli të ngjitej në podium duke marrë vendin e dytë në një garë fantastike. /oversport.tv