Çmimi i Madh i Turqisë: Mekanikët “fusin duart” në makinën e Sainz, e nis i fundit

Carlos Sainz do ta nisë nga linja e fundit në Çmimin e Madh të Turqisë, pasi mekanikët e Ferrari janë detyruar të bëjnë një ndërhyrje në makinën e pilotit të tyre.

Centralina e njëvendëshes së Sainz nuk përgjigjej mirë dhe u mor ky vendim në prag të provave zyrtare dhe garës, të programuar për të dielën prej orës 14:00.

Mekanikët do të përmirësojnë centralinën në sistemin hibrid, me qëllim që të prodhojë më shumë kuaj fuqi. Gjithsesi rregullorja është e qartë dhe Sainz do të duhet të vuajë penalizimin. / oversport.tv