Çmimi i Madh i Turqisë, Pole position për Hamilton por e nis nga vendi i 11  

Janë mbajtur provat zyrtare për Çmimin e Madh të Turqisë këtë të shtunë. Do të ishte një vijë e parë totalisht Mercedes, me Lewis Hamilton që do të nisej i pari, i ndjekur nga shoku i tij i ekipit Valtteri Bottas.

Gjithsesi diçka e tillë nuk mund të ndodhë për shkak të pënalitetit me 10 pozicione që piloti anglez ka marrë.

Si rrjedhojë, vendi i dytë do të mbahet nga Verstappen me pilotin e Ferrarit, Leclerc që do të niset nga vendi i tretë.

Kështu, Mercedes do të duhet të ndjekë një strategji për Hamliton që të fitojë sa më shumë pozicione dhe për të mbajtur Max Verstappen pas pilotit tjetër Bottas.

Sakaq ka zhgënjyer Lando Noris, i cili do të niset nga vendi i shtatë. /oversport.tv