Çmimi Oversport, Fjoart Jonuzi shpallet lojtari më i mirë i muajit janar

Fjoart Jonuzi fiton çmimin Futbollisti më i mirë Oversport për muajin janar. Mesfushori i Vllaznisë ka qenë padyshim një nga lojtarët kyç në formacionin e Mirel Josës, duke bërë diferencën në disa takime për shkodranët.

26-vjeçari shënoi në suksesin e Vllaznisë me shifrat 2-1 ndaj Partizanit në frymën e fundit për skuadrën e tij. Më pas ai kontribuoi në fitoren e shkodranëve ndaj Laçit me shifrat 4-1 duke shënuar një tjetër gol.

Në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit, Fjoart Jonuzi arriti të dërgojë topin në rrjetë për të tretën herë në janar në “Abissnet Superiore” për ngjyrat kuqeblu. /oversport.tv