Colantuono: Kundër Interit duhet ndeshja perfekte, të nderojmë këtë fanellë

“Nesër do të përballemi me kundërshtarin më në formë të kampionatit, që gjendet në formën optimale dhe kjo do të na e vështirësojë akoma më shumë detyrën tonë”. Kështu prezanton sfidën e nesërme kundër Interit, trajneri i Salernitanës, Stefano Colantuono.

“Na duhet një paraqitje perfekte për të luajtur gjithçka që kemi në dorë. Skuadra ka luftuar gjithmonë, por në këto momente edhe fati nuk po na ndihmon, sepse në ndeshjet e fundit meritonim diçka më shumë”, ka shtuar tekniku.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Në 10 ndeshje, përfshi edhe të nesërmen, nën drejtimin tim kemi pasur përballë 6 klube të elitës dhe mungesat nga dëmtimet na kanë penalizuar. Po ashtu edhe gjendja e klubit nuk na ka ndihmuar. Në pjesën e parë të sezonit kishte shpresë se do të zgjidhej, por tashmë situata është e paqartë.

Duhet të falënderoj djemtë për impenjimin dhe drejtuesit që na garantojnë çdo ditë mbështetjen maksimale. Tifozët meritojnë më të mirën dhe është detyra jonë që të nderojmë gjithmonë këtë fanellë”, ka përfunduar Colantuono. /Oversport.tv