Colella: Duhet të menaxhonim më mirë avantazhin, i lumtur që 2 lojtarë “të kuq” janë në kombëtare

Trajneri i Partizanit Giovanni Colella ka folur për Oversport pas fitores 2-1 përballë Bylisit.

“Jemi të kënaqur që e inauguruam stadiumin me fitore. Jam i kënaqur me pjesën e parë dhe më pak i kënaqur me pjesën e dytë. Fitoret janë gjithmonë të rëndësishme, si në shtëpi edhe në transfertë.

Vareni nga Skuka? Po mund të jetë e vërtetë. Nuk kemi pse të ankohemi. Është diçka e vërtetë. Skuka luajti mirë edhe pa top, diçka që nuk e bën gjithmonë. prandaj meriton vlerësimin maksimal.

Ju kënaqi loja apo pikët? Tre pikët janë gjithmonë objektivi ynë. Loja shërben për të fituar ndeshjet. Bëmë një pjesë të parë të mirë, por në të dytën mund të bënim më mirë. Një skuadër e fortë mund të menaxhojë avantazhin më mirë.

Pushimi në kohën e duhur? Do të përmirësojmë diçka më shumë, por nuk kemi ndërmend që të ndryshojmë. Pushimi do të na shërbejë për të punuar akoma më mirë.

Me kë do jeni tifoz në Shqipëri-Itali? Ka vite që nuk jam tifoz. Kush bën këtë profesion nuk mund të jetë tifoz. Italia është atdheu im, por edhe Shqipëria është si atdheu im i dytë. Jam i kënaqur që 2 nga 3 lojtarët e Superiores që janë grumbulluar me Shqipërinë janë të Partizanit.

Tirana apo Vllaznia, kush iu pëlqeu? Nuk e pashë. Jo për mendjemadhësi, por pashë ndeshje të tjera. Serie A në Oversport? Po, ndoqa Serie A.

Kishte ironi sot në përgjigje? Jo por herën e kaluar thashë diçka duke qeshur dhe ma morën seriozisht. Edhe trajnerët njerëz janë dhe bëjnë ndonjë shaka. Kam filluar të kuptoj pak shqip, por e kam të vështirë të flas”, ka thënë Colella. / Oversport.tv