Trajneri I Partizanit Giovanni Colella ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Egnatias, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Sa i kënaqur jeni me paraqitjet e skuadrës në dy fazat e para –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nëse përjashtojmë tre ndeshjet e fundit sidomos atë ndaj Teutës ku nuk kemi qenë lartësinë e duhur, mund të bënim më mirë. Në fazën e dytë janë pak pikë dhe mesatarja u shkatërrua pak nga tre ndeshjet e fundit. Ky është moment ndryshimi dhe duhet ta menaxhojmë.
Ndeshja ndaj Egnatias –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Zakonisht kur një skuadër ndryshon trajner ka një motivim të ri. Gjithsesi pres një ndeshje të komplikuar, pasi edhe kampionati është shumë i ekuilibruar.
E konsideroni Egnatian kundërshtar direkt për titullin –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Absolutisht po
Në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias dhe ndaj Teutës keni bërë paraqitje jo të mira. Çfarë pritet të ndryshoni për ndeshjen e nesërme –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Po janë dy ndeshjet më të këqija të vitit. Sipas meje më keq se kaq nuk mund të bëjmë. Mendoj se gjërat tani po ndryshojnë, pa i ndryshuar unë. Eshtë shumë më e vështirë të ndryshosh sesa të ndërtosh.
Masanga Matondo –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Siç e cituat edhe ju Matondo është bashkuar vonë me skuadrën pas festave të fundvitit. Janë gjëra të cilat nuk i falen profesionistëve. E di që ju nuk jeni mësuar me këto, ndaj ai do të qëndroj aty deri kur unë të vendos që të luaj përsëri. Kaq
Golat e pësuar dhe largimi i Bitrit –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Në ndeshjen e fundit sipas meje reparti i mbrojtjes ka punuar mirë. Fitorja e Teutës nuk mund të diskutohet pasi e merituan , por nuk mendoj se na vunë në vështirësi dhe mbrojtja ka punuar mirë ndaj nuk më shqetëson largimi Bitrit. Ai është një lojtar i mirë sikurse edhe Skuka. Shpresojmë që të kenë një karrierë të madhe përpara, por ne kemi lojtar të cilët sipas meje mund të bëjnë shumë mirë.
Do të donit pak më shumë kohë për ta rikuperuar skuadrën në anën teknike por edhe psikologjike –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk kemi kohë. Ndeshjet janë shumë afër ndaj ajo që duhet të bëjmë është të menaxhojmë dhe të ndryshojmë me shpejtësi. Por është normale largohen dy lojtarë disa mekanizma ndryshojnë dhe duhet të kemi durim.
Pas tre ndeshjeve të fundit ndiheni i rrezikuar-
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Në Itali është e njëjta gjë. Kam 33 vite që e bëj këtë punë dhe nëse do të vuaja presionin duhet të ndryshoja punë. Nuk më intereson asgjë. Unë kam kohën time, futbolli ka kohën e vet të menaxhojmë kohët. Eshtë e drejtë që klubi të marrë vendimet. Absolutisht çdo klub ka gjithë të drejtën të marrë vendime për trajnerët. Ndaj këtë presion nuk e ndiej mbi supe, është një presion normal për një trajner. Kjo punë nuk mund të bëhet pa presion. Sikurse është e vërtet që disa momente kërkojnë pak qetësi më shumë edhe nga ana ime.
Christian Mba është përzgjedhur nga që mund të ketë karakteristikat e Skukës –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Të zgjedhësh një lojtar duke kërkuar që të ketë ngjashmëri me atë që është larguar sipas meje nuk ka sens, sepse çdo lojtar ka karakteristikat e tij. Një lojtar nuk mund të ketë të njëjtën ngjashmëri me një tjetër.